Ju mundojnë mendimet negative? Ja si të çliroheni një herë e mirë

Mos kërkoni fajtorëZgjidhja e ngjarjeve të së shkuarës dhe përpjekja për të hedhur fajin te vetja nuk është aspak produktive. Askush nuk është aty për të na kujtuar të vërtetën se gjërat së pari ndodhën dhe prej kësaj u shkaktuan të tjerat.

Mos u përpiqni të hyni në mendjen e tjetrit. Qetësojeni mendjen pa pasur nevojë të përjetoni mendimet e të tjerëve, sepse realisht nuk do t’iu çojë gjëkundi dhe do t’iu lodhë akoma më tepër.

Kini durim: Duke bërë durim gjërat ndonjëherë hyjnë vetë në rrugën e duhur dhe kjo është diçka që mund t’ia bëni dhuratë vetes.

Problemet më të mëdha të parat: Gjëja më e mirë që mund të bëni është të zgjidhni problemin më alarmant dhe më të madh në mënyrë që të lodheni sa më pak duke e menduar atë.

Zemërimi ju errëson sytë: Zemërimi është një ndjesi që jua errëson logjikën dhe për këtë arsye mënyra më e mirë për të zgjidhur një situatë është të lini t’ju kapërcejë zemërimi. Më pas, do të shihni më qartësisht gjithçka.

Mos u përpiqni të kuptoni plotësisht të tjerët: Mos rrezikoni duke e zhvendosur fokusin te të tjerët, por kthejini sytë nga personaliteti juaj.

Mendimet tuaja nuk janë fakte:

Ne i përjetojmë emocionet tona me ankth, tension, frikë dhe stres. Por, këto emocione janë fizike dhe jo një shenjë e mendimeve të qarta.

Falni

Një thënie budiste thotë se nuk keni përse t’i jeni besnikë vuajtjes suaj. Në vend të kësaj ofroni faljen si një mënyrë ideale për të shëruar plagët e vjetra dhe për ta shpëtuar mendjen nga gjërat që mendohen dhe rimendohen.

Zhvendosni vëmendjen

Zhvendoseni vëmendjen nga një mërzitje e brendshme me veten në një fushë tjetër që do t’ju rezultojë më e dobishme dhe gjithashtu më e përshtatshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *