“Kupa është mbushur”, Meta paralajmëron protesta: Ne do ta shembim Edi Ramën, do ta palosim

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Rama se do ta rrëzojnë nga pushteti me protesta qytetare dhe me zgjedhje.

Gjatë fjalës së tij, ku zhvilloi një takim me strukturat në Berat, Meta tha se kupa është derdhur prej kohësh. Meta theksoi se Partia e Lirisë do ta shembë dhe palosë Edi Ramën duke i marrë të gjitha pushtetet e tij, pavarësisht se duket i gjatë.

“Jam i kënaqur që rikthehem në Berat në një moment historik për kombin tonë, rininë dhe njëkohësisht për të ardhmen tonë. Ndaj, dua atë bëj të qartë nga Berati se kupa jo vetëm është mbushur, por është derdhur prej kohësh. Edi Rama si hajdut i jashtëzakonshëm që është i vodhi të hjithë pushtet në Shqipëri, duke blerë ish lidhershipin e opozitës, i cili e futi në një qorrsokak popullin opozitar sipas marrëveshjes që ishte bërë prej kohësh Rama-Basha, për të djegur mandatet, për t’i lënë pushtetin Ramës dhe për t’i dhënë drejtësinë. Nuk e paktën kënaqësinë të shkarkonin edhe Presidentin Meta sepse ishte plani i tyre monstruoz. Unë vij edhe nga kjo zonë e bekuar dhe nga një mal fatdhënës. Tani është koha t’ja marrin të gjitha pushtetet Ramës dhe ‘tja kthejmë popullit. As PL, as PD, as çdo partie tjetër, por do t’ja kthejmë popullit dhe t’i japim mundësinë që të ushtrojë referendumin që këta e kanë bllokuar.

Ne e dimë ku është fuqia jonë, jo të parlamenti sepse është pak më mirë se parlamenti i kërparatave. Ka deputetë opozitarë me integritet, po ka deputetë që kanë marrë vota dhe i bëjnë shërbime Edi Ramës, duke përfituar nga ai, shërbimi që ai di të korruptojë opozitarë të pakarakter dhe të Panderë. Ne do ta shembim Ramën me protesta qytetarë dhe me zgjedhje. Do ta palosim, se ju duket i gjatë ju ai, në atë mënyrë që e meriton”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *