Udhëtim në Kolumbi, Hoxha: Ja çfarë po ndodh me botën e krimit të organizuar në Shqipëri

Gazetari Investigativ Artan Hoxha së fundmi ka kryer një udhëtim në Kolumbi, këtë  e bëri me dije vetë ai me anë të një postimi në profilin e tij në “Facebook”.

Vendi i cili njihet për tonelata kokainë që  përmbytin tregjet europiane.

Hoxha ka krahasuar  Tiranen me një lagje  të Kolumbisë  “Bogotas”, pasi kohët e fundit çunat e Durrësit kanë zbarkuar 2.2 tonë kokainë në port dhe askush nuk e ka pikasur- u shpreh Hoxha

Ai theksoi faktin se tashmë në botën e krimit të organizuar është duke u kryer një reformë e thellë që do të shënjojë dekadën në vazhdim.

Duke na kujtuar se  pas zhdukjes së Vis Martinajt, sipas Hoxhës  një “përbindësh” i ri është në tregun e botës së krimit të organizuar.

Reagimi i plotë:

Aty ku Tirana ngjan si lagje e Bogotase…

Situata e rendit dhe sigurise, keto kohët e fundit andej nga ne, i ka dalë jashte kontrollit “patronazhimit”,…

“çunat” në Durres, zbarkuan me sukses te plotë brenda 48 oreve, 2.2 ton kokainë, në port me konteiner dhe me superskafin qe erdhi nga deti…

Në botën e krimit të organizuar është duke u kryer një reformë e thellë, e cila do shenjojë dekadën ne vazhdim.

Atentatet tipike mafioze, qe nuk ndalojne deri ne realizimin e objektivit final, rrembimet me pasoje zhdukjen e boseve parardhes te krimit, sidomos bashkepunimi me drejtuesit e korruptuar te agjensive te sigurise, e ka kthyer Sindikaten e Krimit te Organizuar te sapothemeluar(Aleanca e disa grupeve me te fuqishme ne vend), jo thjeshte ne nje rrezik dhe kercenim per shoqerine, por ne nje ARMIK PUBLIK per vendin dhe shqiptaret.

Sindikata e Krimit, me lidhjet e nëndheshme, me kompromiset dhe marrëveshjet e bëra me ATA që kontrollojnë pushtetin, jo vetëm që ndikon te vendimarresit politik, se ke drejtues apo drejtor duhet te emërojnë dhe ke tjeter duhet te largojne(jo se prish pune, por nuk garanton), por ne disa raste eshte verejtur se ka vendosur direkt per emra konkrete…

Nëse nuk reagohet ne kohën e duhur, atëherë nuk  duket e largët dita, kur ta meritojme epitetin, si “Kolumbia e Europes”….

Në të vërtetë, kemi kohë që drejt asaj rruge jemi nisur dhe nuk po ka pengese, që te na ndale…

Milionat e dollareve dhe efekti i pluhurit te bardhe made in Kolumbia, nuk ka “bere dru” vetem trurin e atyre qe na drejtojne, por ka “mpire” mendjen e gjithe shoqerise.

Që të kuptoj më mirë çfarë po ndodh me ne, u hodha nje vrap te shoh, cfarë ka ndodhur me Kolumbine e vërtetë….

Ne fakt, duke vizituar rruget dhe lagjet e Bogotase, nuk shoh ndonje dallim te madh.

Gradaçelat e ndërtuara rremujshëm, ne kryeqytetin prej 10 milione banorësh te Kolumbisë, e bëjnë Tiranën tonë, të duket si lagje e Bogotase…

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *