Një aksident i rëndë është raportuar sot në jugun e Hungarisë. Një tren ka përplasur një makinë ku si pasojë kanë mbetur të vdekur 7 persona. Aksidenti fatal ka ndodhur në periferi të qytetit Kunfeherto, afër kufirit me Serbinë.
Shoferi dhe gjashtë persona të tjerë kanë mbetur të vdekur. Drejtuesi i trenit u dërgua në spital me lëndime të lehta, ndërsa asnjë nga pasagjerët nuk u lëndua.
Sipas policisë hungareze, një automjet tentoi të kalonte një vendkalim të pambrojtur rreth orës 7 të mëngjesit (me kohën lokale) dhe u përfshi nga një tren që kalonte. Në këtë vendkalim nuk ka trarë ndalues, vetëm një shenjë paralajmëruese.