Zgjedhjet/ Basha: Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim në Fier. Në deklaratën e tij Basha është ndaluar te zgjedhjet e 25 prillit, duke thënë se kjo ditë u kthye në një nga vjedhjet më të mëdha të këtyre 30 viteve.

Ai tha se beteja e nisur para 25 prillit ishte një betejë për shqiptarët, ndaj dhe do të vazhdojë për Shqipërinë dhe demokracinë.

“Padiskutim me këtë vjen edhe konkluzioni i dytë, i cili besoj se nuk është sekret as për strukturat tona dhe as për qytetarët shqiptarë. Masakra elektorale e 25 prillit nuk do të njihet, rezultati i tjetërsimit të vullnetit të shqiptarëve nuk do të pranohet. Për këtë nuk ka pikë diskutimi. Beteja do të vazhdojë, beteja do të vazhdojë pikërisht për ata të cilët e nisëm, jo për karrigen time.

Beteja jonë do të vazhdojë për shqiptarët, beteja jonë do të vazhdojë për fierakët, beteja jonë do të vazhdojë për prindërit që duan t’i rrisin e t’i mbajnë fëmijët këtu. Beteja jonë do të vazhdojë për Shqipërinë dhe për demokracinë”, deklaroi Basha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *