Reforma Territoriale, eksperti: I zgjedhuri nuk qan hallet e qytetarëve, parlamenti nuk duhet të heqë dorë nga kontrolli

Komisioni i Reformës Territorial është mbledhur këtë të martë.

I pranishëm ka qenë edhe eksperti i projektit ‘Bashki të Forta’, Fatlum Nurja i cili tha se reforma nuk duhet të bëhet nga partitë politike si një formë për të marrë vota, ku theksoi se parlamenti nuk duhet të heqë dorë nga kontrolli.

Sakaq shtoi se çdo reformë që bëhet në vend është në drejtim me pushtetin vendor demokratik.

“Decentralizimi nuk nis në zyrën e kryeministrisë dhe mbaron te zyra e kryetarit të bashkisë, jo. Duhet të shkojë përtej këtyre dy hallkave. Faji është i juaji, ju se keni monitoruar qeverisjen lokale. Parlamenti nuk heq dorë kurrë nga kontrolli. Nuk mund të flasim për numër pa pasur një analizë të plotë financiare. S’mund ta bëjmë ndarjen territoriale për të dielën e votave apo të hënën e numërimit. Këtu e di që jam i keqkuptuar nga ju, pasi ju vlerësoni dhe votën. Jemi para një reforme globale. Ka pasur disa përpjekje dhe jam dëshmitar se njësitë e vogla nuk kanë kapacitet për të përballuar shërbimet online. Reforma ka probleme sepse nuk më duket e arsyeshme që Gjirokastra të ketë 6 bashki. Këto që janë pak dhe janë të lumtur nuk kanë shërbime të mira. I zgjedhuri nuk i qan hallet por i bën formalisht. Çdo reformë është në drejtim të kundërt me pushtetin vendor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *