Braçe: Shtresat në nevojë kanë tre muaj që nuk kanë marrë asnjë ndihmë

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka deklaruar në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë se shtresat që u goditën më shumë kanë tre muaj pa marrë asnjë ndihmë në tre muaj. Gjithashtu ai ka nngritur pyetjen ministres Ibrahimaj se çfarë ndihme do të marrë kjo shtresë e shoqërisë.

“Bëhet fjalë për shtresat më në nevojë të shoqërisë, që janë goditur më shumë nga rritja e çmimeve. Ka dhënë goditje të përballueshme për ta, dhe këta kanë tre muaj që nuk kanë marrë gjë. Dha tani që kanë mbetur 4 muaj nga ky vit, lind pyetja: çfarë do të marrë kjo shtrese e shoqërisë?”, tha deputeti.

Po ashtu ai ka hedhur akuza të forta, ku ka deklaruar se nga subvencioni për bujqësinë, asnjë gram naftë nuk ka shkuar për bujqërit.

“Pyetja tjetër që kam është për bujqësinë. U caktua edhe një subvencion për naftën falas për bujqërit, po nga ajo që unë shoh në terren, bujqërit nuk kanë marrë asnjë gram naftë flas. Meqë jemi në kohën e punimeve në bujqësi, pasi po nuk u punua në shtator dhe në tetor, harrojeni pranverën dhe verën e vitit tjetër. dhe kur janë në presionin e rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike, dhe më vjen ta theksoj se në tabelën e rritjeve ekonomike, bujqësia është ndryshe nga sektorët e tjerë”, tha Braçe.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *