Deputeti i PS-së Erion Braçe ka replikuar me ligjvënësin e PD-së Edmond Spaho, për sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike, për sa i përket konsumatorëve që harxhojnë më shumë se 800-kilovatë në muaj.
Braçe tha se problemi i energjinë elektrike qëndron tek abuzuesit, ku sipas tij ka vila në periferi të Tiranë që kanë 50 ndriçues.
“Zoti Braho, unë nuk mendoj se familjet në nevojë, pensionistët, mësuesit dhe policë, harxhojnë më shumë se 800 kilovat energji elektrike në muaj. Madje as unë edhe ti nuk harxhojnë aq, pasi i shohim faturat. Po për mua skandali qëndron tek abuzuesit me energjinë elektrike.
Pasi çdo ditë dal për vrap në mëngjes, kur dal në një pikë të parkut, shoh periferinë e Tiranës, dhe shoh ndërtesa me 50 ndriçues. Llaftarisem. Kujt i duhen kaq shumë ndriçues brenda një vile gjithë natën? Vetëm nëse ata kanë dhoma të mbushur me para dhe i duhet se çfarë ndodh.
Garantimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët është themelore. Por të paktën sektori i shërbimeve, duhet që ti garantojnë energjinë elektrike dhe këta duhet ti mbrojmë, dhe po mbrohen me atë çmim që iu faturohet”, tha Braçe.