Numri i vdekjeve në Gaza u rrit në 119 viktima, dhe kërcënimi po rritet teksa Izraeli grumbulloi trupat dhe tanket në kufi. Në disa foto të publikuara shihen ushtarët izraelit që po bëhen gati për sulm. Ndërkohë që gazetari Harry Fawcett tha se deri tani situata është e qetë.
“Relativisht situata tani është e qetë në krahasim me ditët e mëparshme dhe me shkëmbimin jashtëzakonisht intensiv të zjarrit që ndodhi gjatë natës,” tha Fawcett.
Izraeli ka dërguar 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza. Përplasjet kanë nisur që prej të hënës dhe deri më tani bilanci është 119 viktima, mes tyre 31 fëmijë dhe 830 të plagosur. Por për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 7 viktima. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar. OKB dhe SHBA kanë bërë thirrje për armëpushim por Izraeli nuk pranon.