‘I vura litarin në qafë’/ Vrau Xhani Topallin, biznesmeni grek: Erdhi më kërkoi borxhin

Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli është vrarë nga një shtetas grek në ishullin Rodos.

Mediat greke bëjnë me dije se autori 53-vjeçar ka zhdukur trupin e viktimës pasi sipas tij Topalli i ka bërë presion për kthimin e 30 mijë eurove.

Sipas autorit grek Topalli ka shkuar i dehur në banesën e tij dhe i ka sulmuar djalin.

“Dola para për të mbrojtur djalin tim nga goditjet e tij dhe kështu nisi sherri mes nesh. I shtyrë nga instinktet, mora një litar dhe ia shtrëngova viktimës në qafë për ta neutralizuar, e shtriva në dysheme dhe ndërroi jetë. Më pas, së bashku me djalin i kam hedhur rrobat e viktimës dhe trupin e kam hedhur në një rrugë të shkretë”, pretendon autori.

https://www.priza.al/2022/09/06/detaje-biznesmeni-xhani-topalli-u-mbyt-me-litar-u-takua-me-grekun-per-borxhin-30-mije-eurosh/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *