Deputetja e PD, Dhurata Çupi dhe Dashnor Sula kanë dorëzuar këtë të martë padinë për Bordin e Transparencës në Gjykatën Kushtetuese.
Kjo padi lidhjet me çmimin e karburanteve, ku Çupi theksoi se Bordi është kthyer në klubin e oligarkëve.
“Shqiptarët janë përballur me çmime të larta, bordi është kthyer në klubin e oligarkëve. Me miratimin e ligjeve, qeveria zyrtarizoi klubin e oligarkëve duke përcaktuar çmimet. Bordi kur sheh që reagon qytetari, ul çmimin. Grupi parlamentar kërkon shfuqizimin e ligjeve dhe mbrojtjen e rendit publik.
Qeveria prej kohësh nuk i shërben qytetarëve, PD do t’i mbrojë. Qytetarët qeverisen nga kryeministër që nuk qan hallet e tyre”, tha ajo.