Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar në lidhje me dorëzimin e padisë për Bordin e Transparencës në Gjykatën Kushtetuese.
Sula tha se grupi parlamentar i PD është duke vijuar investigimin për importin e naftës në vend, në lidhje me abuzimin që i bëhet naftës bruto.
“Si qytetar e jo si politikan kjo kërkesë nga grupi parlamentar i PD-së, nuk jemi në kohë të humbur sepse kjo rrugë do vazhdojë, kam besimin e plotë se GJK do ta shqyrtojë sa më shpejt. Në gusht edhe pse u shtuan lëvizjet e automjeteve nuk pati asnjëherë ulje të çmimit të karburanteve, edhe tani në shtator këta po tallen me qytetarët shqiptarë. Pse vendet e rajonit, përfshirë dhe Italinë e kanë çmimin e karburantit më të lartë se në Shqipëri? Pa ardhur nafta në portin e Durrësit ne paguajmë 5 taksa, ne si opozitë e kemi kërkuar që në tetor të 2021 që të ulej TVSH-ja për çmimin e produkteve të shportës.
A ka logjikë që Bordi të ketë vetëm 4 përfaqësues të qeverisë, 0 përfaqësues nga konsumatorët? Unë me Çupin dhe grupin parlamentar vijojmë me investigimin për importin e naftës në vend dhe mënyra se si abuzohet me naftën bruto”, tha ai.