Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Gjirokastër, ku një grua është gjetur e pajetë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kodra e Shtufit”, e ndërsa Policia ka mbërritur në vendngjarje duke u marrë me hetimin e rastit.
Gruaja, e identifikuare si Aksinja Lulo, është rrëzuar nga hapësira mes dy pallateve, në lagjen Kodra e Shtufit.
Dyshohet se shkak ka qenë një marrje mendësh që i mori jetën 60-vjeçares në Gjirokastër, pasi ajo ra nga lartësia.
Aksinja Lulo u gjet e pajetë nga banorët e pallatit në lagjen Kodra e Shtufit në Gjirokastër, kishte probleme me tensionin e ulët të gjakut.
Sipas dëshmitarëve, 60-vjeçares i janë marrë mendtë teksa hynte në pallat dhe ka rënë në hapësirën mes dy pallateve. Praktikisht vendi nga ka rënë është kati i parë por gruaja është rrëzuar në hapësirën nën nivelin e hyrjes me një lartësi gati 2.5 metër, e për pasojë ajo ka humbur jetën.
Hetimet pritet të zbardhin ngjarjen dhe shkakun e vërtetë të vdekjes.