Po shtoni në peshë dhe keni probleme me gjumin? Trupi juaj është mbushur me toksina. Zbuloni mënyrat natyrale për t’i larguar…  

Toksinat na rrethojnë dhe na kërcënojnë rregullisht çdo ditë. Ato gjenden në ajër, ujin që pimë dhe ushqimet që hamë. Por pa e kuptuar ato na re rrezikojnë shëndetin në mënyrë të frikshme.

Toksinat akumulohen në organizëm por kur arrijnë një nivel tepër të lartë, organizmi ynë sëmuret. Në këtë artikull do të mësoni për një sërë simptomash që tregojnë se niveli i toksinave në trupin tuaj është tepër i lartë.

10 shenja se trupi juaj është i mbytur me toksina | Ekonomia Online

Konstipacioni

Substancat ngjyruese, aromatike dhe ruajtëse të ushqimeve që konsumojnë përfundojnë në stomak duke dëmtuar procesin e tretjes. Akumulimi i toksinave në organizëm nga shumë esenca kimike shkakton menjëherë konstipacion.

Kurat natyrale për dhimbjen e kokës - Balkanweb.com - News24

Mjegullimi i trurit

Nëse ndiheni konfuzë dhe të pazotë për t’u përqendruar në punë, fajësoni toksinat. Ato e përthajnë organizmin nga vitaminat dhe mineralet e nevojshme dhe shkaktojnë probleme me vëmendjen, ose shpërqendrimin apo “mjegullim” të trurit.

Gota News Shenjat paralajmëruese të një trupi të mbushur plot me toksina

Aroma e keqe e trupit

Toksinat ndikojnë edhe tek aroma e trupit apo gojës. Kur treten, ato prodhojnë gazra dhe aroma që avullojnë nëpërmjet poreve të lëkurës dhe shkaktojnë erën e keqe.

Природни лекови против чешање на кожата - Reporter.mk

Dhimbje muskulare

Dhimbjet e pajustifikuara muskulore i atribuohen toksinave. Këto dhimbje janë tregues të drejtpërdrejtë të një inflamacioni në organizëm.

Duhet me patjeter ti dini : Keto 6 shenja ne trup, dalin dhe tregojne se  melcia juaj eshte e mbushur plot me toksina – Diaspora Shqiptare

Njolla në lëkurë

Shampot, sapunët, apo kremërat që përdorim, përmbajnë shumë substanca të dëmshme për organizmin dhe lëkurën. Ekspozimi i lartë ndaj këtyre substancave toksike shkakton akne, njolla në lëkurë dhe ekzemë.

Shtatë shenjat që tregojnë se trupi juaj është plot me toksina - Top Channel

Gjumi

Akumulimi i toksinave në trup është drobitës dhe prish gjumin. Sa më i lartë niveli i toksinave në trup, aq më të vështirë do ta keni për të fjetur. Pagjumësia më pas shkakton një sërë problemesh shëndetësore.

10 shenja se trupi juaj është i mbytur me toksina | Ekonomia Online

Shtimi në peshë

Njerëzit në organizmin e të cilëve janë akumuluar sasi të mëdha toksinash, shtojnë më shumë në peshë. Kjo ndodh sepse toksinat ndikojnë në punën e hormoneve, përfshirë këtu ato që janë përgjegjëse për djegien e kilogramëve të tepërt.

Shenjat që tregojnë se trupi juaj është i mbytur në toksina - Shëndet

 

Rënia e flokëve

Rënia e flokëve është ndikim i drejtpërdrejtë i toksinave që gjenden tek tymi i duhanit dhe jo vetëm. Këto toksina janë të tmerrshme për flokun.

Çfarë janë toksinat (radikalet e lira) dhe si veprojnë në trup? - Me Mjekun

Si të detoksikoheni sa më parë

Ekspertët thonë se detoksikimi është një proces i rëndësishëm por jo i vështirë. Sipas tyre, njeriu duhet të pijë sa më shumë ujë, çaj të lulerradhiqes, majdanozit apo gjemb-gomarit. Ata këshillojnë konsumin e probiotikëve dhe praktikimin e jogës, një aktivitet fizik që përmirëson qarkullimin e gjakut dhe largon toksinat.

/Burimi: AgroWeb/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *