Ilir Meta paralajmëron: Ja kur nis protesta e parë

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka njoftuar fillimin e protestave të shtatorit.

Gjatë fjalës së tij në një konferencë për media, Meta tha se protestat do të nisin më 13 shtator përpara inceneratorit të Tiranës, aty ku ai e cilëson si “kryevepra” e korrupsionit. Meta shtoi se të gjithë qytetarët janë të mirëpritur pasi atyre po u vidhen taksat.

“Ne i konsiderojmë këto protesta në radhë të parë si protesta të qytetarëve. Këtë rast kemi marrë në iniciativën, se jemi marrë gjatë me çështjen e inceneratorëve. Të gjithë janë të mirëpritur në rradhë të parë qytetarët se janë taksat e tyre që vidhen. Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranës, “kryeveprën” e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithë qytetarët”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *