Detaje/ Flet vëllai i shqiptarit që u vra në Greqi: Kërkoi “djersën” e tij, ishte njeri korrekt

Vëllai i Xhani Topallit, i cili u vra nga një pronar hoteli në ishullin e Rodosit në Greqi ka folur për median greke protothem.gr.

Vëllai i viktimës thotë se familja e sipërmarrësit shqiptar është tronditur nga vdekja tragjike e 46-vjeçarit, teksa thotë se të gjithë e njihnin atë për njeri korrekt në punë dhe familjar. Kristo shtoi gjithashtu se ishte në dijeni të borxheve që vrasësi i kishte të vëllait.

“Vëllai im ishte një profesionist, korrekt dhe familjar. Të gjithë e njihnin dhe të gjithë e donin. Dija gjithçka për mosmarrëveshjet që kishte me pronarin e hotelit që i mori jetën. Jemi të tronditur. Për fat të keq e kuptuam që në ditën e parë që u zhduk se diçka e keqe do t’i kishte ndodhur. Ne po vajtojmë Xhanin”, mësohet të ketë thënë mes lotësh vëllai i viktimës.

Mbrëmjen e së dielës, (28 gusht) viktima ka shkuar në hotelin e 53-vjeçarit. Sipas autorit ai ka qenë i dehur dhe është konfliktuar me të.

Autori pretendon se 46-vjeçari po i bënte presion për t’i marrë paratë dhe se i kishte shkuar shumë herë në hotel nën efektin e alkoolit, duke i shkaktuar shqetësime. Sipas pretendimit të tij, gjatë përleshjes ai ka kapur një litar dhe e ka shtrënguar në fyt 46-vjeçarin, duke e hedhur përtokë. Më pas ai ka tentuar ta imobilizojë, pa e kuptuar se e kishte mbytur.

Familja e Xhani Topallit i ka ngarkuar çështjen avokatit grek, Minas Tserkis. Sipas avokatit, vrasja e Topallit ishte e paramenduar.

“Nga sa dëgjojmë dhe lexojmë bëhet fjalë për një krim të paramenduar nga pronari i hotelit dhe djalit të tij”, ka thënë avokati.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *