Ish Kryeministri i Mbretërisë së bashkuar Boris Johnson, është larguar nga Downing Street për herë të fundit, teksa mbajti fjalimin e tij të lamtumirës. Ai u largua nga godina e qeverisë britanike së bashku me bashkëshorten e tij, të kapur për dore.
Nw fjalimin e tij, ish Kryeministri nuk la pa përmendur “hitet e tij më të mëdha”, mbështetjen për Ukrainën, Brexit-in dhe përhapjen e vaksinave.
“Kjo ishte miq”, tha ai në fjalën e tij para takimit me mbretëreshën për të dhënë dorëheqjen, teksa postin e tij do ta marrë Lizz Truss.
“Një kryeministre e re së shpejti do të hyjë në këtë derë e do të takojë një grup fantastik punonjësish publikë, njerëzit që mbaruan me sukses çështjen e Brexit, njerëzit që dhanë më shpejt në Evropë vaksinën dhe kurrë nuk do të harrojnë se 70% e të gjithë popullsisë mori një dozë brenda gjashtë muajve, më shpejt se në çdo vend tjetër, kjo është qeveria për ju, kjo është qeveri konservatore.” – u shpreh Johnson.
Sipas BBC, ai theksoi se pasardhësja, Liz Truss, do të sigurojë mbështetje ekonomike për familjet. Johnson dorëzoi kështu detyrën tek Liz Truss, e cila u zgjodh dje kryeministrja e re e Britanisë dhe njëkohësisht udhëheqësja e konservatorëve.
Johnson dha dorëheqjen në korrik dhe qëndroi në detyrë deri në zgjedhjen e kryeministres së ardhshme.
Boris Johnson dorëzon detyrën dhe largohet i kapur për dore me bashkëshorten e tij nga Downing Street
Leave a comment