Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle mban fjalimin e parë publik në Britani pas largimit nga familja mbretërore

Meghan Markle mban fjalimin e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar që kur hoqi dorë nga titulli mbretëror.  Princi Harry ishte gjithashtu i pranishëm teksa Meghan mbajti një fjalim të shkurtër në ceremoninë e hapjes së samitit “One Young World” në Bridgewater Hall në Mançester.
Pjesëmarrja e tyre në ceremoni ishte paraqitja e tyre e parë publike në Mbretërinë e Bashkuar që nga Jubileu Platinum i Mbretëreshës në qershor. Dukesha e Sussex-it u shpreh se:

“Ju jeni ata që sillni ndryshimin pozitiv dhe të nevojshëm në të gjithë globin tani, pikërisht në këtë moment dhe për këtë jam shumë e lumtur që jam në shoqërinë tuaj sot.”
Meghan foli gjithashtu për një moment të paharrueshëm për të, për herën e pare që iu kërkua të ishte këshilltare për “One Young World” në vitin 2014. Ajo tregon se:

“Ja ku isha unë, vajza nga Suits. Unë isha e rrethuar nga lider botërorë, humanitarë, kryeministra dhe aktivistë për të cilët kisha një respekt dhe admirim kaq të thellë dhe të gjatë. Të cilët më lejuan të isha në rrethin e tyre, të kisha një vend në tavolinë.
Dukesha vijoi duke thënë se:
“Isha shumë nervoze, dyshova në veten time dhe pyesja veten nëse isha mjaft e mirë për të qenë atje. “One Young World” pa tek unë, ashtu siç shoh unë tek ju, të tashmen dhe të ardhmen”.

Meghan u shpreh përpara 2 mijë delegatëve që dëgjonin fjalimin e saj se:
“Dua ta them këtë gjë, sepse shpesh herë u flas të rinjve për vitet në vijim. Për atë që do të bëni, për atë që do të duhet të përmirësoni nga gjeneratat e mëparshme dhe gjithashtu se çfarë trashëgimie do të lini. Ju jeni e ardhmja, jeni edhe e tashmja, këtu fillon gjithçka.”
Para fjalimit të dukeshës, Harry dhe Meghan ishin ulur në qendër të skenës së bashku, ndërsa shikonin bartësit që mbanin flamujt e më shumë se 200 vendeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *