Aktorja e njohur Tiffany Haddish dhe komediani Aries Spears, janë akuzuar së fundmi për abuzim seksual ndaj dy fëmijëve. Aktorja e njohur Haddish, ka reaguar për herë të parë lidhur me këto akuza duke thënë se i vjen thellësisht keq që performoi në atë skeç vite më parë. Në një postim në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan se:
https://www.instagram.com/p/CiIKTS2Pdcx/
E di që njerëzit kanë një mori pyetjesh. E kuptoj. Unë jam aty me ju. Fatkeqësisht, për shkak se ka një çështje ligjore në vazhdim, ka shumë pak që mund të them tani. Mezi pres që të mund të ndaj më shumë për këtë situatë sa më shpejt që të mundet.
Haddish dhe Spears janë akuzuar se kanë “manipuluar dhe ngacmuar” dy të mitur në atë kohë sipas një padie të paraqitur në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit javën e kaluar. Paditësit, të quajtur në padi si John dhe Jane Doe, ishin përkatësisht 7 dhe 14 vjeç në kohën e incidenteve të supozuara. Padia citon tetë ankesa kundër Haddish dhe Spears, përkatësisht shkaktim i qëllimshëm i shqetësimit emocional, neglizhencës së rëndë, mbikëqyrjes neglizhente, shkeljes së detyrës fiduciare, mashtrimit konstruktiv, dhunës seksuale, ngacmimit seksual dhe abuzimit seksual të një të mituri.
Paditësit pretendojnë se Haddish dhe Spears i kishin marrë për të qenë pjesë në një video seksuale me incidente të veçanta në vitin 2013 dhe 2014, sipas ankesës, një kopje e së cilës u sigurua nga CNN. Sipas padisë, dy viktimat e supozuara janë fëmijët e një prej ish-mikeshave të Haddish. Pretendohet se Haddish e solli Jane Doe në një studio të Hollywood-it për të filmuar një video “sugjestive seksuale” në të cilën komedianët i kërkuan asaj të shikonte një video ku shfaqej një grup grash duke ngrënë një sanduiç dhe “rënkime dhe duke bërë zhurma seksuale ndërsa të dyja hanin sanduiçin në një mënyrë që simulonte aktin”.
Paditësi pretendon se Spears më pas i tha Jane Doe se ai donte që ajo të imitonte atë që kishte parë në ekran, duke përfshirë zhurmat pikërisht si ato që kishte dëgjuar gjatë gjithë videos. Kur skena mbaroi, paditësi pretendon se Haddish i ka paguar 100 dollarë dhe e ka dërguar në shtëpi.