“U qëllua me plumb në kokë”/ Zbardhet dinamika e vrasjes së biznesmenit shqiptar në Itali (Detaje)

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit nga Kosova, Nexhat Rama, i cili u gjet i vdekur ditën e shtunë në një zonë pranë Breshias.

Mediat vendase raportojnë se autoritete italiane kanë arritur të rindërtojnë dinamikën e ngjarjes së ekzekutimit të 40-vjeçarit Nexhat Rama nga ana e mekanikut, Cristiano Mossali.

Mësohet se Cristiano Mossali i është afruar nga mbrapa Ramës dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë, dhe më pas e ka hipur në bagazhin e makinës duke e çuar në fshatin ku u gjet viktima, duke i vënë zjarrin.

“Dinamika e vrasjes duket mjaft e qartë. Nexhat Rama është sulmuar ndoshta nga prapa nga vrasësi i tij, i cili ka qëlluar të paktën një plumb në kokë, duke i shkaktuar vdekjen dhe më pas ka ngarkuar trupin në të njëjtën makinë, duke e marrë atë në fshatin ku më pas iu vu zjarri, me trupin e Nexhatit brenda”, raportojnë mediat italiane.

Sipas hetimeve, mësohet se 53-vjeçari Cristiano Mossali, i kishte viktimës një borxh prej 50 mijë eurosh, të cilën nuk kishte mundësi që t’ia shlyente. Kjo ka qenë edhe arsyeja që e ka shtyrë atë në krim.

Cristiano Mossali kishte përgatitur gjithçka për të kryer krimin e tij. Ditën e ngjarjes ai u kishte dhënë leje dy punonjësve të tij që të qëndronin në shtëpi, ndërsa familjes i kishte kërkuar që ta mbronin para karabinierëve në çdo rast, duke krijuar alibinë se ditën e vrasjes së shqiptarit ai kishte qenë duke drekuar me familjen. Por mesa duket asnjë nga alibitë e Cristiano Mossali nuk është besuar nga ana e autoriteteve italiane.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *