Mbi 52 kg marijuanë janë sekuestruar në kufirin greko-shqiptar. Burime për median bëjnë me dije se në pranga ka rënë shoferi i automjetit, 31-vjeçar shqiptar dhe një grua që kontrollonte rrugën.
Operacioni është zhvilluar në Kozani nga policia kufitare greke e Kapshticës. Sipas policisë, është ndaluar një automjet që vinte nga kufiri i gjelbër dhe nga kontrolli brenda tij janë gjetur dhe sekuestruar 3 çanta me 51 pako që përmbanin 52 kg 495 marijuanë.
Më tej raportohet se është ndaluar dhe një automjet i dytë që shërbente për kontrollin e rrugës dhe është arrestuar drejtuesja e mjetit, shtetësja shqiptare 51-vjeçe.
Policia greke ka sekuestruar gjithashtu 3 celularë, 5 karta SIM dhe 1050 euro, ndërsa hetimet vijojnë.