Është gjendur një tjetër makineri që përdoret për prodhimin e monedhave Bitcoin në një magazinë në rrugën ‘5 maji’, ku efektivë të Policisë së Shtetit shkuan sot për kontroll. Mësohet se makineria është e ngjashme me atë që u gjet në lokalin ku u vra 27-vjeçari Mehmet Qema nga shoku i tij Marjus Dema.
Makineria është sekuestruar dhe pritet që të zbardhen detaje në lidhje me veorimtarinë e saj. Makineria që u gjet në lokalin ku u vra Qema kishte muaj që kishte nisur prodhimin e kriptomonedhave, por nuk dihet nëse edhe kjo e sotmja është në të njëjtën fazë.
Gjithashtu po hetohet nëse makineria e gjetur sot, rezulton të ketë lidhje me të rinjtë që kishin krijuar atë që njihet si “Banda e 5 majit”, të cilët tashmë janë të gjithë në pranga pas vrasjes së Qemës. Sot, tre ditë pas krimit të rëndë, policia u kthye pranë vendit të krimit por në fokus kishte një magazinë.