Rikthimi i basteve/ Meta ironizon Ramën: Dikur na thonin i ndalon edhe Kurani

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një takimi me gratë e kësaj force politike në Tiranë nuk la pa ironizuar edhe nismën e kryeministrit Edi Rama për hapjen e basteve online. Meta theksoi se dikur thuhej se këto baste i ndalonte edhe Kurani.

Gjatë fjalës së tij, ai është ndalur edhe tek lufta kundër korrupsionit, që sipas Metës është vendimtare për të forcuar familjen shqiptare dhe për të mbështetur gruan. Më tej ish-presidenti shtoi se tashmë nuk është koha për të bërë eksperimente me Shqipërinë.

“Lufta ndaj korrupsionit është luftë vendimtare, është një luftë e rëndësishme për të forcuar familjen shqiptare dhe për të mbështetur gruan shqiptare. Të bëjmë çdo gjë për të mbështetur gratë, për të mbështetur nënat, vajzat. Të bëjmë çdo gjë për të mbështetur pjesën më të rëndësishme të shoqërisë tonë.

Tani duan të na kthejnë edhe bastet, që dikur na thoshin që i ndalonte edhe kurani. Tani është një situatë tjetër. Nuk është koha për të bërë eksperimente me te ardhmen e vendit. Vendi ka nevojë për përgjegjshmëri, për lidership, për llogaridhënie dhe ka nevojë të rimarrë në duar kontrollonin e vendit dhe të fateve.

Prandaj edhe PL ka kryefjalë garantimin e ushtrimit të referendumit që do t’i japë fuqinë që i është rrëmbyer padrejtësisht çdo qytetari. Kjo do të jetë rruga e vendosjes së kontrollit mbi parlamentin, qeverinë dhe çdo institucion. Kështu garantojmë një Shqipëri më sociale”, tha Meta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *