Liz Truss ka emëruar sekretarët e parë teksa mori detyrën e kryeministres në Mbretërinë e Bashkuar.
Kështu në katër postet e saj kryesore, Liz Truss ka emëruar, Këasi Kwarteng si kancelar, James Cleverly si sekretar i jashtëm, Suella Braverman si sekretare e shtëpisë dhe Therese Coffey si zëvendëskryeministre dhe sekretare e shëndetësisë, raporton BBC.
Më herët, në fjalimin e saj të parë si kryeministre, Truss tha se ajo do të punojë që Britania të bëhet një model. Ajo theksoi se do të sigurohej që njerëzit të mos përballeshin me fatura të kripura të energjisë.
“Britania e Madhe ka rezerva të mëdha talenti dhe imagjinate. Ne mund ta kalojmë stuhinë dhe të bëhemi Britania e shkëlqyer që ajo e di se mund të jemi”, tha Truss gjatë fjalimit të saj.