Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qëndër të Shkodrës, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Sipas të dhënave paraprake, një makinë tip Peugeot ka përplas një person rreth 50 vjeç, i cili ishte duke kaluar rrugën.
Aksidenti është regjistruar në sheshin “Parrucë”, ndërkohë i plagosuri është transportuar për në spitalin rajonal të Shkodrës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po heton shkaqet e aksidentit.