Biznesmeni shqiptar Xhani Topalli u gjet i vdekur mëngjesin e djeshëm në ishullin grek Rodos, pasi u vra nga një 53-vjeçar.
Mediat greke bëjnë me dije se babai i tre fëmijëve të mitur nuk është mbytur me litar, por ka ndërruar jetë si pasojë e dy goditjeve të forta në kokë.
Akti mjeko-ligjor ka konstatuar dy goditje në kokë nga të cilat janë shkaktuar lëndime, ku për pasojë Topalli ka ndërruar jetë. Megjithatë, vlen të përmendet edhe fakti se nga ngjarja ka kaluar një periudhë prej rreth dhjetë ditësh dhe kalbja në trupin e kontraktorit mund të jetë ndryshuar apo ‘zhdukur’ dhe elementë të tjerë që mund të kenë qenë aty. Autori deklaroi dje para autoriteteve se vepra ka qenë një aksident, pasi viktima në gjendje të dehur i ka sulmuar djalin 20-vjeçar, ku për pasojë ai ka filluar ta godasë me grusht Topallin, ndërsa në instinkt ai kapi një litar nga sipër makinës dhe e mbështolli rreth qafës për ta ulur poshtë dhe për ta mobilizuar.
53-vjeçari së bashku me djalin më pas e morën trupin dhe e lanë pranë Agia Paraskevi në Kalithies në një rrugicë.
Kujtojmë se viktima dhe 53-vjeçari janë konfliktuar në lidhje me një borxh prej 30 mijë eurosh, ku Topalli kishte shkruar në banesën e grekut për t’i marrë mbrapsht paratë.