Ja cila është gruaja që ka në dorë të shkatërrojë kartelin famëkeq të narkotrafikantit El Chapo

Emma Coronel, gruaja e bosit të drogës El Chapo mund të shkatërrojë kartelin famëkeq Sinaloa, nëse bashkëpunon me autoritetet amerikane. Ish-zyrtari amerikan pranë Departamentit për Luftimin e Narkotikëve (DEA), Michael Vigill ka thënë për mediat angleze se Emma do të ofronte të dhëna të rëndësishme që do të çonin drejt shkatërrimit të gjithë kartelit.

Ajo rrezikon të dënohet me shumë vite burg dhe mos të jetë pranë binjakeve të saj, prandaj autoritetet besojnë se ajo do të bashkëpunojë me organet e drejtësisë. Që kur u arrestua, 31-vjeçarja shumicën e ditës e kalon në qelinë e burgut Alexandria në shtetin amerikan Virginia. Emma Coronel u arrestua në shkurt në aeroportin ndërkombëtar në afërsi të Uashingtonit. Ish-modelja akuzohet për pjesëmarrje në trafik droge.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *