Qytetarët e Berati janë zgjuar këtë mëngjes pa drita.
Burime për median bëjnë me dije se ndërprerje të energjisë elektrike ka pasur në fashën orare 01:00-08:00 në mëngjes, ndryshe nga çfarë ishte njoftuar.
OSSh Rajoni Berat është mjaftuar me një njoftim këtë mëngjes në ‘Facebook’ edhe pse shumica e qytetarëve, sidomos në zonat rurale, e kanë të pamundur aksesimin në rrjete sociale.
Në njoftim thuhet se në NST Uznovë do të kryhen punime për mirëmbajtjen e rrjetit, ku për pasojë do të mbeten pa energji elektrike zonat Duhanas e Roshnik, rreth orës 09:00-13:00.
Njoftimi i plotë:
Stakim, 7 shtator?
Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e rrjetit, në datën 7 shtator do të kryhen punime në NST Uznovë. Pa energji do të mbeten këto zona në Berat;
? 09:00-13:00
Pjesërisht: Duhanas, Roshnik✔️