“E dija arrogancën e tij”, Ori Nebijaj flet për herë të parë për intervistën me Ramën

Ndonëse mori rreth 5600 vota, moderatorja Ori Nebijaj nuk u zgjodh deputete përmes thyerjes së herësit, dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti. Ajo ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë.

Gjatë fushatës elektorale, moderatorja e “Wake Up” zhvilloi një intervistë me kryeministrin Edi Rama. Kjo intervistë është risjellë sërish në fokus, ndërsa Ori foli sot për herë të parë në “Breaking” në Top News.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj)

Moderatorja u shpreh se edhe nëse do kishte provokime politike nga kryeministri, do të qëndronte e ftohtë. Ajo e cilësoi kryeministrin Rama si arrogant, por në çdo situatë do qëndronte e ftohtë ndonëse ishte kandidante në palën kundërshtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Oriela Nebijaj (@ori_nebijaj)


“E dija arrogancën e tij në lidhje me gazetarët, por isha e bindur që do të qëndroja e ftohtë dhe për çdo reagim do të qëndroja si Ori e “Wake Up” pa përfshirë asnjë ngjyrim politik”, tha Ori.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *