Lezhë/ Mbante të fshehur automatikun, arrestohet 57-vjeçari

Një 57-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi mbante armë zjarri pa leje.

Shtetasi me iniciale Rr.K., akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Mësohet se i moshuari mbante të fshehur në ambientet e jashtme të banesës një armë zjarri automatik.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Vijojnë kontrollet për goditjen e rasteve të mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit, në banesë apo në ambiente të tjera.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Garden”.

Kishte fshehur armën e zjarrit në ambientet e jashtme të banesës së tij, vihet në pranga 57-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Garden”.

Gjatë këtij operacioni,  është ushtruar kontroll në ambientet e banesës së shtetasit Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen. Si rezultat, në ambientet e jashtme të banesës së këtij shtetasi, është gjetur e fshehur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Rr. K., 57 vjeç, banues në Zejmen, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *