Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella pritet të vizitojë Shqipërinë këtë të mërkurë.
Burime për median bëjnë me dije se Mattarella do të pritet nga homologu i tij, Bajram Begaj përmes një ceremonie zyrtare në Pallatin e Brigadave.
Mësohet se pas vizitës me Begajn, presidenti italian do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentaren Lindita Nikolla.