Balluku: Nesër prezantojmë paketën e re të energjisë

Zv.kryeministrja Belinda Balluku ka prezantuar këtë të mërkurë vendimet e qeverisë, ku pohoi se qeveria do të prezantojë paketën e re për energjinë.

Balluku tha se ndërprerje të energjisë deri më tani ka pasur vetëm për ndriçimin publik, pas orës 22:00.

“Nuk me rezulton të ketë masa për ndërprerjeje të energjisë pas orës 22:00. Pas orës 22:00 kërkohet ndërprerja e ndriçimit publik. E ka nisur Gjermani po e aplikojnë dhe shtete të tjetra.

Nesër do të bëjmë prezantimin e paketës për energjinë për sa i përket fashës 800 kwh që do të aplikohet nga tetori”, tha Balluku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *