Dy vatra zjarri janë ndezur në një fshat të Gjirokastrës.
Burime bëjnë me dije se flakët e zjarrit të favorizuar nga era, janë konstatuar në pjesën veriore të fshatit.
Punonjësit e PMNZSH-së Gjirokastër, administratori i fshatit dhe policia ndodhen në vendngjarje. Po ashtu, Drejtori i Pyjores në Bashkinë e Gjirokastrës, Adriatik Onjea ka kërkuar ndihmën e PMNZSH-së, pasi ka konstatuar një zjarr masiv në ish-repartin ushtarak në fshatin Mashkullore, Gjirokastër.
Drejt vendngjarjes ka shkuar një automjet për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.