Të gjithë kemi pasur miqësi që kanë përfunduar por ja disa nga shenjat më të zakonshme që tregojnë se dikush nuk është miku juaj për disa arsye.
1. Ata ju telefonojnë vetëm për interes
Të gjitha miqësitë duhet të jenë të barabarta, që do të thotë se ju duhet të merrni aq sa jepni dhe marrëdhënia juaj duhet të jetë reciproke. Nëse po investoni më shumë sesa po fitoni, duhet të mendoni dy herë për atë që ata kërkojnë nga ju.
2. Ata tallen me ju para të tjerëve
Një “JO” definitive. Zakonisht, njerëzit e bëjnë këtë sepse ndihen keq me veten dhe duan të përdorin dikë tjetër si shpërqendrim.
3. Ndiheni keq me veten kur kaloni kohë me ta
Ndonjëherë është e vështirë të analizosh sjelljen, por emocionet tuaja nuk gënjejnë kurrë. Miqtë duhet t’ju bëjnë të ndiheni mirë kur jeni duke kaluar kohë me ta. Nëse i lejoni që t’ju bëjnë të ndiheni keq, atëherë këta persona nuk janë miqtë tuaj.
4. Ata ju konkurojnë
Një miqësi e bazuar në sjellje konkuruese nuk është asnjëherë e shëndetshme apo një miqësi e vërtetë.
5. Ata nuk kënaqen kur ty të ndodhin gjëra të mira
Kjo është një nga shenjat treguese më të zakonshme dhe bazohet gjithashtu në sjelljen konkuruese. Një mik i vërtetë do të dëshirojë t’ju shohë të keni sukses dhe të jeni të lumtur.
6. Ata zbulojnë sekretet tuaja
Kjo është keqdashëse dhe një mik i vërtetë nuk do të bënte kurrë. Thjesht largohuni nga ky mik toksik.
7. Flasin keq për të tjerët pas shpine
Nëse ata e bëjnë këtë, shanset janë që ta bëjnë edhe me ty. Ata do flasin keq për ty, kur ti të mos ndodhesh prezent.