Deputeti Lulzim Basha ka reaguar për sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetin e tij social Twitter, Basha shkruan ky se ky sulm tregon rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë e vendit tonë. Ai shton se u jëmi mirënjohës SHBA-së për mbështetjen e domosdoshme dhe së bashku do i kërkojmë llogari Iranit.
“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për t’i kërkuar llogari Iranit për të parandaluar kërcënimet dhe aktet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha.