Kujdes! Kondicioneri mund t’ju shkaktojë probleme me shëndetin, ja çfarë duhet të keni parasysh

Në qendrat tregtare, në makinë dhe në shtëpi gjatë verës së nxehtë, njerëzit shpesh detyrohen të qëndrojnë në dhoma të ftohura nga kondicionerët. Fatkeqësisht, megjithatë, nëse nuk ndiqni disa masa paraprake, është e lehtë që ky aleat të bëhet i rrezikshëm për shëndetin tonë.

Kur nuk i përdorim siç duhet pajisjet e kondicionerit, programojmë temperatura shumë të ulëta në krahasim me ato të jashtmet ose ndezim në maksimum kondicionerin në dhoma të vogla, mund të përballemi me shqetësime të shumta. Ju njohim me disa nga shqetësimet më të zakonshme të shkaktuara nga kondicioneri:

1. Dhimbje fyti

Një nga problemet e para që lind gjatë gradimit të gabuar të kondicionerit është dhimbja e fytit. Qëndrimi shumë orë pranë temperaturave të ulëta shkakton dehidratim dhe tharje të laringut dhe faringut me pasojë djegie, dhimbje, ngjirje të zërit. Për të shmangur këto probleme, përveç mbajtjes së temperaturës së përshtatshme, mund të jetë e nevojshme të vishni një shall mëndafshi për të mbrojtur fytin.

2. Dhimbje shpine dhe qafë të ngurtë
Temperaturat shumë të ulëta të vendosura në kondicioner shkaktojnë kontraktime të muskujve veçanërisht në pjesët e qafës dhe shpinës. Ne ju sugjerojmë që këto zona të mbulohen kur hyni në ambiente të ftohta ose kur qëndroni gjatë gjithë ditës në dhoma të ftohta me ajër të kondicionuar.

3. Probleme me sytë
Sytë tanë janë shumë delikat dhe ajri shumë i ftohtë ose mungesa totale e lagështisë mund të shkaktojë thatësi të lëngut të syrit. Në këto raste janë shumë të dobishme lotët artificialë, pikat e syve dhe vendosja e saktë e nivelit të lagështisë, e cila nuk duhet të jetë më pak se 65%.

4. Dhimbje stomaku
Hyrja në një mjedis ku kondicioneri është programuar gabimisht dhe është shumë ftohtë, shpesh shkakton dhimbje stomaku dhe dhimbje barku. Rregulli i parë është të vishni diçka kur hyni në këto vende me temperaturë të ulët ose të paktën të mbuloni barkun me një peshqir ose shall.

5. Dhimbje koke dhe dhimbje veshi
Fjetja gjatë gjithë natës me kondicioner ndezur ose qëndrimi në ambiente shumë të ftohta gjatë ditës mund të shkaktojë dhimbje koke, dhimbje në tëmth dhe dhimbje veshi, të cilat nëse nuk trajtohen, mund të kthehen në otitis. Në këto raste, shpesh mjafton një anti-inflamator.

6. Ul aftësinë për të përballuar të nxehtin apo të ftohtin
Nëse ju qëndroni për disa kohë vetëm në ajër të kondicionuar, aftësia që trupi juaj të përballë nxehtësinë bëhet e pamundur. Trupi stresohet kur kalon nga një mjedis i freskët artificial në një ambjent me temperatura të larta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *