Ish-konkurentja e “Love Story” bëhet nënë për herë të parë

Një prej vajzave më të spikatura të emisionit të dashurisë “Love Story 1” Engjëll Lengo, është bërë nënë për herë të parë. Engjëll Lengo dhe këngëtari i njohur Vani Gjuzi, janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Viktoria.

Lajmin e ka bërë me dije vetë ish-konkurentja e “Love Story”-it, e cila ka postuar një fotografi në profilin e saj në Instagram. Dyshja janë së bashku prej gati një viti. Lengo e ndau lajmin e shtatzënisë me publikun në muajn mars.

Kujtojmë që Engjëll ishte një prej vajzave më të spikatura të “Love Story 1” vitin e kaluar, e cila vendosi që ta linte në mes rrugëtimin në kërkim të dashurisë, ndonëse ishte ndër më të preferuarat për të fituar zemrën e konkurentit të vetëm Saimir Kasemit.

Para 10 muajsh ishte vetë Engjëll, ajo që vendosi ta bëjë publike lidhjen me këngëtarin simpatik dhe mjaft të pëlqyer nga publiku, Vanin, ndërsa publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën shfaqej krah për krah me artistin. Krahas imazhit, ish-konkurentja shkroi: “Historia ime e vërtetë e dashurisë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *