Zhdukja e Ervis Martinajt, i cili konsiderohet si një nga personazheve më të përfolur të botës së krimit, ka trazuar rrjetin. Kanë qenë familjarët e tij që kane denoncuar në Polici zhdukjen e tij, pasi kanë humbur kontaktet me të në 9 gusht. Ndërkohë në media është përfolur se Martinaj është ekzekutuar dhe trupin i tij është zhdukur. Diçka e tillë është pranuar edhe nga familjarët e tij, të cilët kanë deklaruar për gazetarët se nuk kanë shpresa se i afërmi i tyre është gjallë.
Kryeministri Edi Rama, nga konferenca ka komentuar për herë të parë zhdukjen e Ervis Martinajt, për të cilën i ka vendosur si kusht drejtorit të ri të Policisë të sigurohet që ti japë fund dilemës është vrarë apo jo.
“Çfarë nuk kemi dëgjuar nga gazetarët e kronikës së zezë, për luanë nga bamirësa, oligarkë për një nga njerëzit më të mëdhej të botës së krimit.
Policia e shtetit nuk di të thojë: u vra apo nuk u vra.
Drejtori i Policisë së shtetit, duhet të sigurohet që kjo dilemë të marrë fund.
Nëse është vrarë, të thuhet publikisht dhe nëse nuk është vrarë të kapet dhe të nxirret para drejtësisë”, tha Rama.
https://www.priza.al/2022/09/07/rama-jep-lajmin-e-mire-per-punonjesit-e-policise-do-te-rriten-menjehere-pagat/
https://www.priza.al/2022/09/07/lufta-kunder-kanabisit-rama-nuk-permend-emrin-e-gledis-nanos-ardi-veliu-e-la-fushen-te-paster/
https://www.priza.al/2022/09/07/rama-punonjesit-e-policise-duhet-te-misherojne-kulturen-e-ligjit/
https://www.priza.al/2022/09/07/rama-sulmon-prestige-resort-iken-koherat-ku-pushuesit-mbahen-hoteleve-si-pengje/
https://www.priza.al/2022/09/07/habit-rama-vrasjet-ne-shqiperi-po-kapin-mesataren-e-be-se/
https://www.priza.al/2022/09/07/rama-ben-copa-krimin-ekonomik-duhet-te-merret-me-milioneret-dhe-jo-te-dal-per-gjah/