Kryeministri Edi Rama ka sulmuar pronarin e Prestige Resort, pas aksionit të IKMT-së për prishjen e disa pishinave që janë ndërtuar pa leje. Rama tha se kanë ikur kohërat kur pengjet mbahen peng mnëpër hotele.
Po ashtu ai tha thekso se kush ndërton pa leje do të ndiqet penalisht dhe se ndërtimet do të prishen ose konfiskohen.
“Këtu do ti bëjmë thirrje të gjithë ndërtuesve, që të mos përdorin klientët e zyrave të hoteleve si pengje. As mos mendojnë që kanë rrugë tjetër përveç ligjit, i cili thotë që ndërtimet pa leje me qëllim fitimit, dhe këtu nuk flasim për fshatarë që ndërtojnë murin e avllisë, apo qytetarë që vendosin pllaka, flasim për milionerët që ndërtojmë pallate pa leje dhe që hapen majtas dhe djathtas. Do të prishen dhe konfiskohen dhe pronarët do të ndiqen penalisht. Betejën me milionerët që ndërtojnë pa leje e kam personale, thonë se ndajnë katet me mua”, tha Rama.