Rama: Punonjësit e policisë duhet të mishërojnë kulturën e ligjit

Kryeministri Edi Rama në prezantimin e Drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit deklaroi se punonjësit e policisë, duhet të mëshirojnë kulturën e ligjit.

“Ky hall nuk është vetëm i ynë. Sa aksidente rrugore ndodhnin ku nuk kishte makina private? Askush nuk do të thojë më shumë se gishtat e dorës.

Po rritja e rrugëve dhe makinave , sa aksidente më shumë solli?

Pse i them këto, po të thënë që të shkruash ligje dhe rregulla nuk mjafton, duhet shumë vullnet , durim aftësi dhe kohë. Kultura e ligjit nuk ngrihet si një pallat, por edhe një pallat i do disa vite për tu ngritur.

Një gjë është e sigurt, për ta ndërtuar kulturën e ligjit, duhet ta mishërojnë atë njerëzit e ligjit, dhe në rastin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, do na duhet shumë kohë, por në rastin e Policisë së Shtetit duhet të bëhemi të prerë, që figura e punonjësit të policisë duhet ta mishërojë kulturën e ligjit”, tha Rama.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *