Në një aktivitet të mbajtur sot në Ministrinë e Brendshme, është prezantuar kreu i ri i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Vendin e Dallëndyshe Bicit, ish-drejtoreshës së institucionit shtetëror, e ka marrë Ajet Zyberi.
Ky i fundit ka shërbyer më parë në Policinë e Shtetit, ku ka pasur edhe rolin e drejtorit të policisë në Korçë.
Ish-drejtuesja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici, e cila kandidoi edhe në zgjedhjet e 25 prillit, u emërua së fundmi në rolin e zëvendësministres së Mbrojtjes.