Çfarë po pi Getinjo? Foto që “shpërtheu” rrjetin, reagon Fatma: Ama i lutem Getinjos, mos e bëj…

Ditën e djeshme, këngëtari Getoar Aliu, i njohur me emrin e tij të artit Getinjo, ka shkaktuar mjaft polemika në rrjet pasi postoi në profilin e tij në Instagram një fotografi me “Xanax” në dorë. Mjaftoi vetëm kaq që rrjeti të “shpërthente”. “Xanax” është një lloj medikamenti që i përket klasës së benzodiazepinës dhe ndikon në qetësimin e nervave nëpërmjet veprimit në tru e në nerva, nëpërmjet stimulimit të një elementi kimik të trupit.

Kjo fotografi bëri që të kishte mjaft reagime në rrjet sepse sipas tyre, këngëtari po “reklamonte” një ilac vërtetë të fortë i cili nëse përdoret në mënyrë të gabuar mund të ketë shumë efekte anësore. I shpejt ishte reagimi i reperit, i cili u shpreh përmes disa postimeve në ‘Instastory’ se fillimisht nuk ishte përdorues i “Xanax”. Së dyti tha se e kishte gjetur në makinë nga koha kur e merrte dhe thjesht e ndau me ndjekësit.

Gjithashtu, ai tregon se të tilla ilace mund të të ndihmojnë me ankthin dhe atakët e panikut, por vetëm nëse mjeku jua këshillon dhe nuk është mirë që të merren vetë. Reperi vijoi duke thënë se: nënkuptimi i këtij postimi lidhet me një diss. Kemi parë forma të ndryshme të diss-eve mes reperave dhe kjo ishte forma e Getinjos.

“Nuk përdor Xanax por më ka mbetur në makinë kur merrja dikur. Ka nevojë dikush ta pijë dhe të qetësohet pak. Nuk të bën gjë keq nëse të thotë mjeku. Merreni dhe qetësohuni. Shumë më shkruajnë se kanë atak paniku dhe depresion. Nuk është “Xanax” i mirë nëse përdoret për një kohë të gjatë. Në plot raste të ndihmon për panikun dhe ankthin. Flisni më parë me një psikolog, mos e merrni për qejf.

Pasi kuptoi se kjo fotografi nuk ishte pritur mirë nga njerëzit, reperi bëri një tjetër video në ‘Instastory’ duke thënë se: “Mos u bëni filozofë dhe mjek. Nuk jeni mësuar akoma me mua.”

Mes njerëzve që kanë reaguar për këtë status ka qenë edhe moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu. Përmes një statusi në profilin e saj në Instagram, ajo shkruan se artistët sidomos atyre që shihen si idhuj nga fëmijët e të rinjë, duhet të kenë kujdes në lidhje me ato që hedhin në Instagram, sidomos me këtë lloj përmbajtje. Edhe pse e vlerësoi thirrjen e reperit për t’u konsultuar me mjekun, Fatma theksoi rëndësinë e të pasurit informacione në lidhje me “Xanax”-in e të tjera ilaçe, sidomos nga ata që vuajnë nga problemet e shëndetit mendor, që nuk duhen trajtuar më si diçka e lehtë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *