Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që policia të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet brenda 100 ditësh.
Rama shtoi se duhet ta bëjmë natën ditë që e nesërmja për policinë e shtetit dhe për të gjithë ata që kanë vendosur të jetojnë në këtë vend të jetë më e mirë. Ai thekson se në raport ku jemi, jemi si dita me natën dhe aty ku duhet të jemi jemi si nata me ditën.
“Zoti drejtor i përgjithshëm, unë besoj që brenda 100 ditësh policia e shtetit duhet të dalë nga udhëkryqi ku ndodhet. Dhe siç e kanë pasur paraardhësit tuaj, pa kushte, pa interferencë, mbështetjen politike do ta keni edhe ju. E kam bërë me ju bisedën të njëjtën që kam bërë edhe me të tjerët. Telefonatave keni për detyrë t’u përgjigjeni, por kërkesave në telefona nuk keni për detyrë t’u përgjigjeni, nga kushdo të vijnë. Dhe vetëm ditën kur unë t’ju marr në telefon për të ndërhyrë, ju keni të drejtën të bëni shërbime të kësaj natyre, por jo nuk ka për të ndodhur.
Jemi si dita me natën në raport ku ishim dhe si nata me ditën ku duhet të jemi. Do e bëjmë natën ditë që e nesërmja të jetë më e mirë për policinë e shtetit. Për të gjitha ata që kanë vendosur apo do vendosin të jetojnë në këtë vend”, tha Rama.