Partia e Lirisë ka reaguar në lidhje me nismën e re të qeverisë për të konfiskuar ndërtimet pa leje, pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun, Silva Caka, tha se kjo është një praktike e re që synon shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën.
Sipas Cakës, kjo është një formë tjetër e vjedhjes së votave nga Rama, por ajo theksoi se shqiptarët nuk mashtrohen më.
“Praktikë e re: “Jep votën për Rilindjen, legalizo ndërtesën”. Nisma e re e Qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje, me qëllim fitimin nuk synon asgjë tjetër veç shtrëngimin e qytetarëve, që në këmbim të legalizimit, të japin votën.
E tillë ishte edhe praktika më parë, deri sa ua nxori bojën përgjimi i Artan Lames ku thoshte: mashtrojini deri në zgjedhje, merrjani votën, se asnjë ndërtesë nuk do legalizohet. Mirëpo, meqë qytetarët nuk e hanë më këtë mashtrim, atëherë Rama nxjerr formën tjetër të vjedhjes se votave: shtrëngimin!
Shqiptarët nuk mashtrohen më, as nga Rama, as nga Lamja e as nga askush. Fundi të ka ardhur, kanosja vetëm sa shton urrejtjen ndaj teje!, tha Silva Caka.