Një superjaht me emrin “007” është fundosur pasi u rrëzua në brigjet e një ishulli grek gjatë natës.
Pesë pasagjerët që ndodheshin në bord e Jahtit me gjatësi 160 metra u përplas me shkëmbinj në ishullin grek të Kythnos .
Jahtit luksoz thuhet se ka shfaqur shenja mosfunksionimi.
“Në përpjekje për të mos u fundosur, ai lundroi më afër bregut, në më pak se dhjetë metra thellësi, dhe kështu anija arriti në atë pozicion. Asnjë person nuk u lëndua. Roja bregdetare e kuptoi menjëherë dhe dërgoi ndihmë gjatë natës. Mëngjesin tjetër ata vendosën një perimetër kundër ndotjes. Duket se nuk ka pasur rrjedhje të naftës apo dëmtime në peizazh”, tha kapiteni
Jahti mban flamurin britanik, por është në pronësi të një biznesmeni zviceran, ai ka pesë kabina, ku përfshihet një suitë master, dhe mund të flenë dhjetë njerëz në të.