Meta përgënjeshtron Ramën: Kriminaliteti në Shqipëri, më i larti në raport me BE

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar ditën e sotme nga Kombinati ndryshimet në radhët e Policisë së Shtetit në rang drejtorësh.

Meta thekson se ky ndryshim, qoftë edhe zëvendësimi i ministrave të Brendshëm, nuk do të sjellin një zgjidhje të situatës së krijuar me krimin e organizuar përsa kohë që Edi Rama është kryeministër.

Më tej Meta shtoi se kriminaliteti në vendin tonë është më i lartë se në vendet e BE-së, ndryshe nga sa theksoi kryeministri që vrasjet në Shqipëri janë përgjysmuar dhe po kapin mesataren e Bashkimit Evropian.

“Ndërrimet e ministrave dhe drejtorëve të policisë me Edi Ramën kryeministër ka pasur zero ndryshim. Në krye kemi një kryeministër të inamoruar me kriminelët të fortët. Kemi këtë situatë ku kriminaliteti është më i larti jo vetëm për këtë por edhe në raport me BE. Kjo është një arsye pse bandat mbrohen nga ana e shtetit dhe qeverisë. Kjo është arsyeja pse kemi çmime të shtrenjta, sepse vijnë nga para të papastra. Kjo është arsyeja pse njerëzit që duan të blejnë në apartament në Tiranë e kanë shumë të vështirë sepse paraja që del nga krimi i organizuar është një helm i qeverisë.

Falimentim për konkurrencën dhe sipërmarrjen e ndershme. Kapje e plotë e shtetit dhe institucioneve. Këto të gjitha na ftojnë për t’u bashkuar, në mënyrë që t’i japim fund kësaj qeverisje dhe t’ia heqim çdo shqiptari zgjedhën e brutaliteti dhe korrupsionit nga ana e Edi Ramës. T’i japim mundësi të gjithëve të ecin përpara në rrugën e prosperitetit dhe shteti të përgjegjshëm që kujdeset për qytetarët e tij. Çdo familje këtu e ndjen se çdo të thotë largimi i familjeve nga shtëpia. Ndaj le të punojmë të gjithë së bashku me Partinë e Lirisë, me të gjithë opozitarët e vërtetë për t’ia kthyer Shqipërinë, shqiptarëve, larg kësaj fryme shtypjeje dhe dhunimi që u bëhet sot nga një klikë që ka uzurpuar pushtetin në mënyrë kriminale”, tha Meta.

https://www.priza.al/2022/09/07/habit-rama-vrasjet-ne-shqiperi-po-kapin-mesataren-e-be-se/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *