U ther më thikë nga bashkëfshatari, ndërron jetë 65-vjeçari në Pogradec; zbardhen detajet

Sherri për pronën është kthyer në tragjedi në fshatin Gështenjas të Pogradecit mbrëmjen e sotme.

63-vjeçari Fatmir Manellari ka vrarë me thikë komshiun e tij 65-vjeçarin Safet Yskollari, për motive pronësie. Burime për median raportojnë që autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij.

Mësohet se Yskollari ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit, ndërsa 63-vjeçari është ende në kërkim nga policia.

Bashkëshortja e autorit dhe familjarët janë shokuar në momentin kur kanë marrë vesh se komshiu i tyre kishte ndërruar jetë në spital. Thuhet se ata e kanë marr vesh lajmin e hidhur përmes medias.

Menjëherë pas tragjedisë, gruaja e Munellarit shihet e tronditur nga lajmi teksa me duart mbi kokë thërriste:“Obobo, si ka vdekur, të dy kanë vdekur, ç’na gjeti!!”

Ndërkohë, djali i autorit thotë se nuk e dinin lajmin dhe sapo e kishin marrë vesh ngjarjen e rëndë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *