Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e biznesmenit shqiptar, Xhani Topalli nga pronari i hotelit, 53-vjeçari dhe djali i tij.
Viktima shkonte disa herë në hotelin e tyre, për të marrë këste të borxhit me vlerë gati 100 mijë euro. 53-vjeçari kishte në pronësi një hotel dhe një bar në plazh ku punonte djali i tij.
Viktima shkonte disa herë aty për të marrë këste të borxhit që biznesmeni i kishte.
“Ishin goditjet në kokë që rezultuan fatale, njëri e mbante të lidhur, tjetri e rrihte. Të dy ishin të përfshirë në vrasje. Autorët e kishin të pamundur ta neutralizonin atë, këtë e vërteton edhe raporti mjekoligjor. Goditjet në kokë ishin fatale”, tha avokati vokati i familjes, Minas Tserkis për iefimerida.gr.
Ditën e sotme familja e viktimës ka udhëtuar drejt Shqipërisë për lamtumirën e fundit biznesmenit në atdhe.