Ambasada e Iranit në Tiranë po zbrazet. Pas urdhrit që i dha qeveria për tu larguar brenda 24 orëve, sot pasdite ka pasur shumë lëvizje të shpeshta në godinë.
Një kamionçinë e vogël është par të hyjë dhe të dalë me orendi e dokumente, ndërsa po ashtu dhe një automjet tip “Audi” me xhama të zinj ka transportuar materiale. Ndërkohë në ambientet e ambasadës është futur dhe një fuçi, e cila dyshohet se do përdoret për të djegur dokumentet.
Në orët e mbrëmjes ka filluar edhe largimi i diplomatëve, ndërsa në ambientet e brendshme është parë që të ketë tym dhe flakë, ku mesa duket po digjen dokumentacione.
Pranë godinës janë parë gjithashtu edhe efektivë policie, por që dera qëndron ende e mbyllur.
Kujtojmë që ditën e sotme kryeministri Rama në një komunikim bëri të ditur vendimin për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike, pasi Irani është orkestruesi i sulmit kibernetik të sistemit online.