Receta/ Simite me proshutë dhe djathë në furrë

Recetë fantastike për mëngjes është përgatitja e simiteve me proshutë e djathë në furë.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e simiteve e cila është zgjedhja më e mirë për të shoqëruar vaktet.

Përbërësit:

¾ filxhan gjalpë të shkrirë

1 ½ lugë mustardë

1½ lugë çaji salcë soje

1 ½ lugë fara lulekuqe ose susam

1 lugë qepë të tharë të grirë

24 mini simite sanduiçësh

500 gr proshutë me feta holla

500 gr djathë me feta i prerë hollë

Përgatitja:

Ngrohni furrën në 175 gradë C. Lyeni me yndyrë një tavë pjekjeje.

Në një tas, përzieni së bashku gjalpin, mustardën , salcën e sojës, farat e lulëkuqes (ose susamin) dhe qepën e tharë. Ndani simitet në gjysmë dhe vendosni pjesët e poshtme në enën e përgatitur për pjekje. Shtroni rreth gjysmën e proshutës mbi simite. Sipër proshutës vendosni djathin dhe sipër i hedhim në një shtresë fetat e mbetura të proshutës.

Vendosni pjesën e sipërme të simiteve mbi sanduiçe. Masën e mustardës e hedhim në mënyrë të barabartë mbi simite.

Piqeni në furrën e para ngrohur derisa bukët të kenë marrë një ngjyrë kafe të lehtë dhe djathi të jetë shkrirë, rreth 20 minuta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *